Manastiri i Mesopotamit

manastiri-4Manastiri i Shen Kollit te Mesopotamit prane fshatit me te njejtin emer ne rrethin e Delvines eshte nje nga monumentet me te spikatura te arkitektures shqiptare. Pjese e arkitektures bizantine nga te dhenat e deritanishme daton ne fillim te shek. XII-XII te e.s. Ndonese mbi kete manastir jane aplikuar dy nderhyrje restauruese elemente te zbuluara rishtazi te tij kane nevoje per nderhyrje. Vlera unikale arkitekturore te panjohura dhe pastudiuara me pare qe kane dale ne drite keto dy vitet e fundit gjate fazave restauruese kane nevoje te rijetezohen. Faza e trete e restaurimit parashikon nderhyrje ne ambientet e brendshme gje e cila nuk eshte bere e mundur pas bllokimit te fondit parashikuar per kete nderhyrje. Projekti parashikon heqjen e kolones qendrore vendosur prej kohesh per te nxjerre ne pah kolonen origjinale. Prej kohesh Manastiri i Shen Kollit ka terhequr vemendjen e studiuesve duke filluar nga me te hershmit F.Versakis 1915 D.Evangelidis 1919 e me pas A.Meksi me botimet sipas viteve 1972 1975 1978 1983 2003 2004.

manastiri-2Nuk kane munguar te tjere studiues te cilet kane marre ne konsiderate arkitekturen dhe historikun e ketij monumenti sikurse jane P.Vokotopoulos 2003 K.Giakoumis-Gj.Karaiskaj 2004. Ne studimet e ketyre te fundit eshte bere perpjekja per te perafruar me sakte datimin e themelimit te manastirit duke u nisur nga nje mbishkrim ne nje pllake guri e gjetur kjo nga germimet arkeologjike te realizuara ne pjesen lindore gjate vitit 1990 nga autori i shkrimit. Data qe jepet ne kete mbishkrim u takon viteve 1224/25 dhe perkon me se miri me periudhen kur ne kete hapesire u shfaq vrullshem zhvillimi i Despotatit te Epirit me qender ne Arta.
Vendosja
manastiri-3Manastiri i Shen Kollit ne Mesopotam eshte i vendosur ne nje koder te bute duke zene pjesen me jugore te saj. Ka nje mur rrethues i cili ne pershtatje me formen e kreshtes se kodres formon nje parcele me brinjen gjatesore veri-jug afersisht 100 ml dhe ate lindje-perendim 80 ml. Linja e vendosjes se murit nuk jep ndonje forme te rregullt gjeometrike por ne mund ta perafronim me nje drejtkendesh brinjet dhe kendet e te cilit jane te pajisura me kulla. Nga te dhenat e reja si rezultat i punimeve rivleresuese te dy viteve te fundit jane vene re edhe dy kulla ne brinjen veriore duke e rritur keshtu numrin e tyre nga 9 ne 11. Nisur nga teknika e realizimit te murit rrethues te ketij manastiri eshte komentuar se kemi te bejme me nje periudhe ndertimi me te hershme ne raport me ate te kishes shekujt XI-XII gje e cila ka intriguar mjaft ne hedhjen e idese se perpara formimit si manastir duhet te kete qene ne kete hapesire nje keshtjelle e banuar. Per mendimin tone ky variant eshte i veshtire per te qene i vertete pasi hapesira qe percakton muri rrethues nuk e lejon aq sa duhet formimin e kushteve per nje qender te banuar dhe nga ana tjeter me te dhenat e dala nga sondazhet e vitit 1990 e me pas ka mjaft elemente dhe struktura arkeologjike te cilat flasin vetem per nje manastir dhe jo qender urbane. Megjithate saktesimet per zhvillimet ndertimore dhe historikun e tyre do ti sjelle vetem implementimi i nje program-projekti afatgjate qellimi i te cilit do te jete ne radhe te pare konservimi dhe konsolidimi i elementeve arkitektonike germimet arkeologjike dhe evidentime te strukturave qe dalin nga ky proces. Ajo qe e ka bere mjaft te vecante dhe me vlere kete manastir nuk eshte vetem vjetersia e tij madhesia apo edhe historia e themelimit. Ata qe kane nje fare kulture dhe njohuri per arkitekturen bizantine eshte modeli planimetrik dhe skema statike e aplikuar ne kishen e ketij manastiri. Eumlshte i vetmi rast ne te gjithe boten arkitektonike bizantine ku shfaqet dhe zbatohet nje skeme e tille kater kupola mbi tambur te cilat mbeshtesin aks takimin e tyre mbi nje kolone te vetme. Nje kolone e vetme e cila nuk e kalon diametrin 50 cm dhe me nje lartesi te konsiderueshme afersisht 4 m ka mbajtur ne fillim nje ngarkese te jashtezakonshme qe vinte nga pjesa e perbashkuar e kater kupolave me tamburet. Salla e kishes naosi ne anen lindore pasohet nga pjesa e ambientit te altarit i cili gjithashtu ben shmangie nga e zakonshmja pasi perfundon me dy absida. Eumlshte pa frike nje rast te cilin nuk mund te mos e percaktosh si nje kryeveper arkitektonike dhe per ne shqiptaret duhet te konsiderohet si nje fat dhe nder i madh. Mund te themi se kemi ne fondin e trashegimise arkitektonike nje monument i cili eshte unikal brenda llojit te vet.
Arkitektura

Arsyeja pse eshte konceptuar ne kete menyre volumetria e kesaj kishe ka qene perhere objekt hamendjesh dhe diskutimesh. Nuk dihet saktesisht pse eshte formuluar me dy absida por me e pranueshmja mbetet ideja e ushtrimit te dy riteve kristiane ortodoks dhe katolik me te njejtin shenjtor. Ky variant nuk gjen shume vend pasi ne menyre te padiskutueshme do te trashegohej si kishe me dy emra gje e cila nuk ka ndodhur. Kjo kishe i eshte dedikuar nje shenjtori Shen Nikolles i cili ka qene shume i perhapur dhe i adhuruar ne te dyja brigjet e Adriatikut pjesa e Morese dhe ajo e Jugut e Italise. Eumlshte gjithashtu interesante edhe fakti se ne repertorin dekorativ te kishes gjejme nje fryme artistike qe te kujton artin perendimor. Per kete flasin skulpturat ne mure dhe dekoracioni ne dysheme.

 

Pas viteve lsquo90 me realizimin e disa nderhyrjeve konservuese ndaj kishes si edhe sondazheve ne anen lindore u dha mundesia qe te thellonim njohurite qofte per situaten e manastirit ne pergjithesi ashtu edhe per ate te kishes ne vecanti. Nga germimet dolen struktura te panjohura me pare dhe qe e pasurojne mjaft njohurine per zhvillimin e ndertimeve te pjeseve te ndryshme perberese te godinave te manastirit. Dolen ne mes te ambienteve struktura qe nisur nga forma e tyre nuk perkojne me funksionet qe kane dhomat ku ato ndodhen. Nuk kane lidhje as edhe si teknike murature. Me shume te ngjare jane pararendese. Ne nje studim tonin te 2007-s te paraqitur edhe si ide per rivleresimin e ketij kompleksi keto struktura i kemi konsideruar me mundesine me te madhe si mbetje te nje ujesjellesi pasi jane te vendosura ne nje drejtim baraslarguar nga njeri-tjetri dhe te barabarta per nga dimensioni planimetrik. Ky sondazh solli ne drite edhe nje mori elementesh e pjese arkitektonike si qeramike copa afresku pjese dekoracioni ne gure gelqerore si korniza etj. te cilat ishin pjese e materialit te grumbulluar per shkak te shembjeve qe ka pesuar here pas here ky kompleks. Kisha ka pesuar disa here nderhyrje te cilat kane qene te detyruara per shkak te shembjeve e demtimeve te ardhura ne kohe te ndryshme.
Restaurimi

Gjendja aktuale ne pritje te permbylljes se nderhyrjeve konsoliduese eshte jashtezakonisht delikate. Zona lindore e bazes se tambureve ka probleme te theksuara per shkak se struktura dhe materiali qe perben muraturen eshte tejet e dobesuar dhe e varfer. Ky monument pervecse ka nje rendesi te madhe per shkak te vecantive qe permendem me siper dhe qe e bejne unikal ne llojin e vet eshte shume i rendesishem edhe per menyren se si jemi duke operuar ne zgjidhjen e problemeve qe ai ka. Mund te themi se nderhyrjet ndaj tij jane mjaft komplekse me nje veshtiresi te shkalles me te larte. Gjate operimit ne fazat qe kaluan jane evidentuar shume detaje te cilat nuk njiheshin me pare. Me rendesi mbetet evidentimi i skemes se trareve te cilet kane qene ne rolin e brezave dhe tiranteve per te gjithe kishen. Kjo skeme e zbuluar tani sjell te ne edhe nje element shume te rendesishem i cili flet edhe njehere per nje projekt konstruktiv te menduar dhe kompletuar mjaft mire. Eumlshte me te vertete e mrekullueshme te perfytyrosh se sa e kompletuar ka qene arkitektura e kesaj kishe ne origjinen e saj qofte nga ana funksionale ashtu edhe konstruktive dhe dekorative. Te perfytyrosh momentin kur kisha e Shen Kollit ka qene e sapo perfunduar do te thote te shohesh nje mrekulli arkitektonike dhe artistike. Pervec efekteve te nje pafundesie te magjishme qe te jepte menyra se si ishte realizuar brendia me te vetmen mbeshtetje ne nje kolone graniti e cila pothuajse nuk vihej re per shkak te elegances se saj te tejskajshme ne raport me te teren do te humbisje patjeter ne imazhin dekorues te te gjithe siperfaqeve. Dekorimi me afreske nuk perfundonte brenda por percillej edhe ne fasadat brenda harkades ku e gjithe siperfaqja mbulohej nga piktura. Ne te njejten kohe me shume shije ishte dekoruar dyshemeja si ne brendine e kishes ashtu edhe jashte saj.

Facebook Comments