Qyteti Antik i Phoinikes

finiqi-2Qyteti Antik i Phoinikes gjendet ne Epir, ne zonen e Kaonise qe i perket aktualisht Shqiperise, jo larg nga qyteti bregdetar i Sarandes. Siti arkeologjik, i identifikuar ne pjesen e siperme te kodres qe ndodhet prane fshatit te Finiqit, na ka dhene shenja te pranise te njereve qe nga periudha prehistorike, por rrenojat me te dukshme sot i takojne qytetit helenistiko-romak, i njohur nga Polibi per fortifikimet e tij te beshme.

Flasin per Phiniken udhetaret e fillimit te viteve 1800, por do te jene gjurmimet e Luixhi Ugolinit ne Shqiperi ne fillim te viteve 1920, ato qe identifikojne dhe pershkrojne perfundimisht qytetin.
Pas Luftes se Dyte Boterore, midis viteve 1970-1980 disa personalitet te njohura te Arkeologjise shqiptare si Dhimosten Budina dhe Astrit Nanaj, kane drejtuar germime dhe gjurmime. Kujdes i vecante iu kushtua edhe mureve rrethuese per te cilat kemi studimet e Neritan Cekes dhe Gjerak Karaiskajt.
finiqi-3Mbi keto germime, mbeshtetet sot puna e Misionit Arkeologjike Italian e filluar ne shtator-tetor 2000.

Me fazen e pare te punimeve u rimorr gjurmimi ne zonen e akropolit, e karakteruzuar nga prania e mbetjeve arkeuologjie te ashtuquajturit thesuors, i gerrmuar nga Ugolini (qe ne te vertete eshte nje tempull in antis, ndoshta distil). Eshte e mundur qe ne kete zone te perqendrohej pjesa e monumentalizuar e qytetit te periudhes klasike dhe helenistike, zone qe do te vazhdonte kete funksion te pakten deri ne periudhen bizantine. Sektore te tjere te kerkimeve qene ai i teatrit dhe i banesave helenistike. Ne fakt nje teater i madh gjendej ne nje nga shpatet natyrore qe ndodhet ne anen jugore te kodres, ne nje pozicione skenografik mahnites. Pak me ne perendim te teatrit gjendet nje lagje banesash private e organizuar mbi nje sere terracash. Nje nga keto banesa paraqet dy peristile, rreth te cileve gjejme dhomat kryesore te baneses.

finiqi-4Phoinike, sidoqofte nuk ngjall interes vetem per qendren e banuar por dhe per territorin qe duhet te kishte perreth, akoma sot mahnites dhe i mrekullueshem. Qyteti lind ne qender te nje rajoni territorial mjaft te gjere dhe per nga pozicioni i saj topografik eshte pika natyrore e riferimit te tij.
Gjate periudhes helenistiko-romake territori qe i perkiste qytetit duhet te perputhej me sektorin fushor qe gjendet ne kembet e kodres, ndersa mbi kodrat perreth gjendeshin struktura te ndryshme qe kishin nje funksion mbrojtes dhe kontrolli te territorit. Te tilla jane qendrat e Cukes dhe metoqit, mbi kodrinat qe gjenden midis Phoinikes dhe gjirit te Sarandes. Per sa i perket daljes ne det, me sa duket porti i qytetit duhet te ishte ne Onchesmos, ku sot gjendet Saranda.

Një monument i rrallë është dhe teatri i Finiqit, të cilit është zbuluar skena, por jo shkallaret, që llogariten të jenë nën një shtresë të madhe dheu. Ky teatër që flitet të ketë pasur një kapacitet prej 18 mijë vendesh, konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë e botës antike. Nëse do zbulohej tërësisht, i gjithë Parku Arkeologjik i Finiqit do merrte një tjetër përmasë si një pasuri e rrallë kombëtare e botës antike.

Facebook Comments