Ksamil

ksamil-5U ngrit si qytezë bregdetare gjatë periudhës komuniste. Në nëntor 1966 Enver Hoxha porositi që në këtë vend të bukur dhe të virgjër të ngrihej një qendër e prodhimit të agrumeve dhe ullirit. Kështu “lindi” Ksamili, vetëm 5 km larg Butrintit, përballë ishujve piktoreskë, në gadishullin e Heksamilit, (gjashtë miljeve nga Butrinti). Peisazhit të bukur të detit dhe kodrave i shtohen dy ngjyrat jetësore, e kaltra dhe e blerta, që e hijeshojnë edhe më tepër gjirin e Ksamilit, i cili ndodhet pothuaj përballë ishullit më të madh të Jonit, Korfuzit.

ksamil-4Me rastin e vizites se kryeministrit sovjetik Nikita Hrushçov u ndertua me 1959 rruga per në Butrint. Fshat i vjetër Ksamil ishte kthyer në gërmadhë. Më pas aty kanë banuar çamët refugjatë të instaluar nga qeveria Zogut. Çamë të ardhur në atë kohë qenë vendosur dhe në Prodan, Gjashtë dhe në Varfanj të Delvinës. Ky fshat u krijua nga çamët e ardhur nga fshati Varfanj i kazasë së Gumenicës­Çamëri.

Qyteza e Ksamilit, vetëm 7 km larg Sarandës, mbetet një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë, krijuar nga dora e njeriut rreth 45 vjet më parë. Ndodhur në një gji të mahnitshëm, të quajtur “Gjiri i Tetransive”, vendi është gjelbëruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, dhe pemësh mesdhetare. Regjimi komunist ndoqi modelin e fqinjit përballë, Korfuzit, për te ngritur këtu bujqësi te zhvilluar me agrume, por edhe turizëm bregdetar.

ksamil-2 Ne Ksamil, ndodhen 4 ishuj, më i madh 5 hektarë dhe gjendet 60 metra larg bregut, ndërsa më i largëti me pak se gjysme milje larg. Në stinën e verës mijëra pushues udhëtojnë me varka drejt tyre, për te shijuar oazet e qetësisë. Pas viteve ’90 qyteza u deformua, si pasojë e lëvizjes kaotike demografike dhe numri i banorëve u dhjetëfishua duke krijuar probleme në planin e zhvillimit të turizmit elitar. Por këtë vere rrugët janë asfaltuar tërësisht, duke përmirësuar kushtet e pritjes. Infrastruktura hoteliere ne Ksamil është ende në hapat e para, ndërsa turizmi familjar ka marrë hov, megjithëse ende te pakonsoliduar. Krahasuar me destinacionet e tjera turistike Joniane, këtu akomodimi kushton me lire. Një dhome e gjen për 2500 deri ne 4 mije leke ne dite. Por veç ishujve, përgjatë gjithë vijës bregdetare, gjen plazhe ditore, qe frekuentohen tepër.

Facebook Comments