Futboll: Butrinti – Luftëtari 1-2. Gjirokastritët shënojnë në fund

Butrinti dhe Luftëtari zhvilluan një miqësore duke parë edhe ndalesën në kampionate. Kjo është e disata herë që këto ekipe zhvillojnë ndeshje miqësore. Në tribunë ishte edhe presidenti I Luftëtarit Grigor Tavo.

Takimi nis qetë me ngacmime të pakta. Sarandiotët tentojnë të bëjnë surprizën me Dokën I cili gjuan nga distance por sfera shkon mbi traun e portës. Në minutën e 8 është Roca që del bukur para portës por gjuan jashtë. Në inutën e 20 vjen edhe goli I parë I takimit. Vertikalizim për Lamcen gabojnë mbrojtësit miq dhe Lamcja del I vetëm përballë portierit duke shënuar golin e parë. Kundërpërgjigjet Butrinti në të 25-tën Kolonja shmang mbrojtësin Topi nga e majta futet në zonë gjuan por Bojom devijon I ndihmuar edhe nga dora. Në minutat 20-30 Luftëtari e ngre ritmin dhe vë në vështirësi Butrintin. Në të 29-tën Lamcja rrezikon sërisht por portiere I Butrintit grushton. Në minutën e 34 trajneri I Butrintit zëvendëson krahun e djathtë duke parë edhe aksionet e shumta të miqve dhe sposton Xhibron duke siguruar repartin e prapavijës.

Në minutën e 39 rrezikon Luftëtari por sulmuesit nuk koordinohen para portës. Sarandiotët nisin kundërsulmin dhe fitojnë goditje dënimi. Kroson Xhuvani dhe Xhibro shënon me kokë duke barazuar rezultatin. 5 minuta e fundit të pjesës së parë Butrinti merr zemër dhe rrezikon miqtë 2-3 herë duke e mbyllur pjesën e parë në sulm.

Pjesa e dytë nis me Gjirokastritët që kanë ndërruar kopmlet formacionin nga porta deri tek sulmi. Sarandiotë rrezikojnë të parët kur Barka godet nga distance por prêt portiere Ruci.

Në minutën e 62 sulmuesi I Luftëtarit Mahmutaj futet bukur në zonë porn ë momentin final Xhibro I largon topin. Në minutën e 75 është Rugji që shmang mbrojtësin në zonë gjuan por topi përfundon jashtë. 3 minuta ë vonë Sarandiotët godasin shtyllën me anë të Xhibros. Minutat e fundit Gjirokastritët rrezikojnë disa herë portën e vendasve deri sa vjen fundi I takimit ku Bregu me një aksion individual zgjidh ndeshjen, pasi merr një passim në zonë driblon mbrojtësit kundërshtar gjuan me të majtën dhe topi ndalet në rrjetë duke e mbyllur takimin 1-2.

Facebook Comments