Butrinti fiton me përmbysje ndaj Skraparit 3-1

Ekipi I Butrintit fiton me përmbysje ndaj Skraparit. Sarandiotët rrezikojnë  të  parët që  në  minutën e 7-të  kur Bazaj nga krahu I majtë  pason për Kasaj I cili merr fundoren dhe pason në  qendër te Andoni por gjuajtja e tij ishte për t’u harruar.

Sarandiotët shtojnë  presionin por janë  të  pafat. Andoni godet tranversën në  minutën e 11, ndërsa në  të  14-tën është  Kasaj që  tranversa I mohon golin.

Pavarsisht rasteve të  Butrintit  janë  miqtë  ata që  shënojnë  me anë  të  kapitenit Guri në  minutën e 20’

Sarandiotët kundërpërgjigjen shpejt me anë  të  Kasajt pas 1 minute duke barazuar shifrat në  2-1. Pjesa e parë  do të  mbyllet me golin e Xhibros në  minutën e 39 ku pas një  aksioni personal kombinon me Rugjin dhe shënon golin e dytë .

Sarandiotët do të  kenë  edhe raste të  tjera për shënim por janë  të  pasaktë  para portës. Në  minutën e 84 është  Bazaj ai që  vulos fitoren e Butrintit në  shifrat 3-1.

Facebook Comments