Arrestohet 23-vjeçari nga Saranda e shpallet në kërkim doganieri

Sarandë

Policia Kufitare ka kapur në flagrancë një shtetas për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Shpallet në kërkim Doganieri i Kontrollit Fizik në Qafë Botë !

Arrestohet shtetasi:
– Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Më datë 14.04.2017, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.

Ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).

Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, shtetasin A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po punohet për kapjen e tij.

Facebook Comments