Zonat e mbrojtura – Të ndalohet gjuetia e koralit dhe e kastravecit të detit

Koralet dhe kastraveci I detit i janë shtuar listës së specieve që nuk lejohet në mënyrë kategorike të peshkohen.

Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej gjatë prezantimit të propozimit në komisionin e veprimtarisë prodhuese tha se aktualisht nuk ka një inventarizim të këtyre speciave pasi mungojnë mjetet dhe fondet për ta bërë këtë.

Dedej: Grupi i kastravecëve të detit dhe koralet. Të dyja këto specie duhet të jenë në listën e ndaluar të peshkimit, për dy arsye kryesore; e para, sepse janë në listën e kuqe të specieve të rrezikuara. Në vitet më përpara, korali i kuq ka qenë më i gjuajturi.

I pyetur nga Ora News lidhur me shqetësimin e ambientalistëve për ndërtimin e një kompleksi në parkun e Divjakës, Dedej sqaroi se janë ende në fazë konsultimesh dhe është kërkuar asistenca e ndërkombëtarëve për të bërë vlerësimet mbi ndikimin në mjedis.

Dedej: Sigurisht që resorti është shumë i madh dhe ne jemi akoma në shqyrtim të kërkesës së tij. Nuk mund të them se është aprovuar, as që është hedhur poshtë. Jemi në fazën e shqyrtimit.  

Facebook Comments