Sarandë – Taksistët në protestë, kërkojnë të ushtrojnë aktivitetin në port

Taksistët e licencuar në Sarandë janë grumbulluar para hyrjes së portit, në shenjë protestë ndaj moslejimit nga autoritetet, për të hyrë në ambientet e portit. Taksistët thonë se autoritetet portuale janë selektivë, pasi lejojnë të kryejnë aktivitetin në brendësi të portit, vetëm mjetet me targa të bardha.

Ata shkojne edhe me tej duke akuzuar edhe pjesëtarë të personelit te portit për ushtrim të shërbimit taksi.

Taksistët protestuan para hyrjes së portit, pasi erdhi anija krocerë MSC poezia, e cila ka lidhur kontratë  me autoritetet në Sarandë ,që çdo të enjte të zbarkojë për disa orë  në gjirin e qytetit bregdetar.

Facebook Comments