Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur ish-kryebashkiaku i Delvinës, Dhurim Alinani

Ish­kryebashkiaku i Delvinës, Dhurim Alinani është ndarë sot nga jeta në mënyrë të papritur. Burimet thonë për “Panoramën” se ai ka pësuar një atak kardiak teksa ka qenë duke drekuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Alianani ishte kandidat edhe në zgjedhjet e vitit 2015, por nuk arriti të fitonte përballë kandidatit të majtë. Ai ka qenë duke drekuar ditën e sotme te Syri i Kaltër kur i ra atak dhe nuk mundi t’i mbijetojë.

Facebook Comments