Sarandë, atentat me armë ndaj Rudin Haxhiajt në një lloto sporti

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Sarandës nga ku është qëlluar me kallashnikov me silenciator ne drejtim të një lloto sporti. Ngjarja në lagjen nr.1, pranë Prokurorisë se rrethit. Persona të paidentifikuar kanë organizuar pritë ndaj shtetasit Rudin Haxhia, 39-vjeç. Nga atentati nuk ka të lënduar, llotoja ishte e mbipopulluar. Autorët kanë braktisur armën, kallashnikov me silenciator. Ky është atentati i 8 ndaj Rudin Haxhiajt në vitet e fundit. Atentati i dështuar ka ndodhur gjatë ndeshjes së Champions League Atletico Madrid – Real Madrid. Autori ka qëlluar në brendësi të llotos ku ndodhej edhe 39-vjeçari Haxhia, por ka dështuar pasi plumbi nuk e ka prekur.

Facebook Comments