Sarandë: Arrestohet 24-vjeçari, i gjenden 250 gr lëndë narkotike

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Donaldo Lami, 24 vjeç, banues në fshatin Dërmish.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Donaldo Lami, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është konstatuar 250 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar në trupin e tij, u gjet e fshehur 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” neni 283 i Kodit Penal.

Facebook Comments