Nuk ka plazh në fundjavë, ulen temperaturat

Kjo fundjavë nuk do të jetë e papërshtatshme për të shkuar në bregdet, pasi do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, moti i paqëndrueshëm; paradite me kthjellime dhe pasdite me shi do të jetë deri të enjten e javës që vjen.

Kjo fundjavë nuk do të jetë kohë për të shkuar në bregdet. Masa e ftohta nga Italia e Veriut do të transferohen në vendin tonë duke ulur temperaturat dhe duke sjellë një mot të paqëndrueshëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pjesa e parë e ditës do të jetë me diell, por kjo do të zgjasë pak pasi vendi do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, kryesisht në zonat malore.

Ndërsa e diela do të jetë me reshje shiu, ulje të temperaturave me 4 gradë nga 25 gradë temperatura maksimale zbret në 21 gradë.

Instituti i Gjeoshkencave informon se gjatë ditës së dielë do të ketë reshje dhe raste të rrufeshme, dhe mundësi breshëri në zonat malore.

Moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent deri të enjten;  me paradite të kthjellët dhe pasdite në dominimin e reshjeve të shiut, që janë kryesisht të pakta dhe të lokalizuara.

Qëndrueshmëri të motit do të kemi të premten dhe fundjavën e ardhshme.

Facebook Comments