Sarandë: Ndërron jetë gjatë natës 53-vjeçari, punonte roje objekti në vrion

Sarandë

Më datë 19.05.2017, rreth orës 06:00, në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq, është konstatuar i pajetë shtetasi G.I., rreth 53 vjeç, banues në Sarandë.

G.I., punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private), i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga kqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.

Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt).

Facebook Comments