Aksidentoi të moshuarin për vdekje, arrestohet 62-vjeçari nga Saranda

Sarandë, Policia

Ndalohet autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur, në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë.

– Sulo  Serani, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij më datë 17.07.2017, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.07.2017, në aksin rrugor Gjirokatsër-Kakavijë, në fshatin Dervican, ku  ka aksidentuar shtetasin A.Q., 87 vjeç, banues në Sarandë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Veprimet e mëtejshme proceduriale për këtë ngjarje i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër.

Facebook Comments