Ksamil – Grabitet supermarketi, autorët marrin kasafortën me lekë

Një supermarkët ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil rreth otës 04:00 ku në supermarketin në pronësi të shtetasit K.A 54 vjeç kanë hyrë me forcë dy persona.

“Autorët kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja. Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë”, sqaron policia.

Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëvë të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” , parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Facebook Comments