Sarandë – Adoleshentja ruse mbytet në Ksamil, dyshohet se u godit nga motor uji

Një turiste 17-vjeçara është mbytur në ishujt e Ksamilit në Sarandë mesditën e sotme.
Policia ende nuk ka identifikuar vajzën, por sipas informacioneve të para, dyshohet se është një shtetase ruse, që kishte ardhur me pushime bashkë me nënën e saj.
Ndërkohë nga kqyrja e trupit të vajzës janë konstatuar edhe dy plagë, një në kokë dhe një në trup, çka hedh dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji.
Nëna e vajzës së mbytur është marrë në pyetje nga policia, për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.
Policia sqaron se: “Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.”
Trupi i saj i vajzës do të dërgohet në Tiranë për ekspertizën mjeko ligjore, ndërkohë po punohet edhe për gjeneralitetet e plota të saj.

Facebook Comments