Operacioni – Arrestohen dy vëllezër në Delvinë, iu gjetën 4 kg kanabis në banesë

Delvinë

Policia sekuestron 4 kg e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia arreston në flagrancë dy vëllezër, posedues të lëndës narkotike.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëvë narkotike, strukturat e policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë kanë vazhduar kontrollet në disa zona të territorit të Delvinës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e shtetasve:

– Helidon Shabani, 25 vjeç, banues në Shijan,Delvinë.

– Florenc Shabani, 23 vjeç, banues në Shijan,Delvinë, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u përket dy vëllezërve.
Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagarncë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

IMG_5280

Facebook Comments