Sarandë – Policia kufitare ndihmon 12 persona në plazhin e krorëzës

Sarandë

Më datë 25.07.2017 rreth orës 13.00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga shtetasi B.K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.

Duke qenë se deti ka qënë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit për tju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbëritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona :

1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë Kufitare të cilët kanë bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorrën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

Facebook Comments