Konflikt mes të rinjve – Një i vdekur dhe 2 plagosen në Borsh, arrestohen autorët

Arrestohen tre autorët e dyshuar të vrasjes së ndodhur në Borsh të Himarës.
Premtim Bega, 31 vjeçari banues i këtij fshati turistik humbi jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën pas një konflikti mes një grupi të rinjsh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën kryesore të fshatit Borsh të Sarandës fill pas mesnatës.
“Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar” informoi sot paradite policia e Vlorës
Nga sherri humbi jetën Premtim Bega, 31 vjeç banues në Borsh. Djaloshi ndërroi jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.
Të plagosur mbetën Ednol Ormanaj, 24 vjeç, Donald Kosta 24 vjeç dhe Enea Myftari 23 vjeç, të tre banues në Borsh. Ata ndodhen në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë natës policia arrestoi 19 vjeçarin Ronaldo Shehu, banues në Vlorë. Nga pamjet mësohet se arrestimi i tij është kryer në banesë.
Ndërsa gjatë paradites së sotme u arrestuan dy autorët e tjerë të dyshuar Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh dhe Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autoret arrestohen ne pyll- Dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë morën pjesë në operacionin e arrestimit të Thanas Hodos dhe Xhonatan Muços. Të dyshuarit ishin fshehur në pyllin e Kudhës. Në operacion u përfshinë 30 forca policore. Ndërkohë autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ndodhi krimi.

te IMG_5289

Facebook Comments