Shkojnë në Ksamil, pushimet e familjes fierake kthehen në tragjedi

Ditët që duhet të ishin relaksuese për një familje fierake në Jug të vendit, janë kthyer në një tragjedi.

Familja nga Patosi i Fierit ka shkuar me pushime në Ksamil, por gjatë ditës së sotme, kryefamiljari A. T., 45 vjeç, është ndjerë keq në gabinën e plazhit që ata kishin pronotuar.

Familjarët e kanë transportuar për në spital, por 45-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.

Nga informacionet paraprake, mësohet se A. T., ka humbur jetën jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Facebook Comments