Ksamil: Policia shpëton pedalonin me 4 persona

Katër shtetas shqiptarë janë shpëtuar nga Policia Kufitare në Ksamil pasi mbetën të bllokuar në ujë se mjeti lundrues, tip pedalon nuk po i funksiononte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 kur shtetasi K.Sh kontaktoi policinë sepse pedalet ishin bllokuar.

“Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë  Kufitare  në Ksamil me mjetin lundrues  ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i  shoqëruar në breg pa probleme”thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasve K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P,   iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare dhe u këshilluan   që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.

Facebook Comments