Nisin hetimet – Dy të plagosur me thikë në Sarandë, njëri dërgohet urgjent në Janinë

Dy persona të plagosur me thikë, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë janë paraqitur në spitalin e Sarandës një orë pas mesnatës së të enjtes (17 gusht 2017).

Njëri prej tyre, i identifikuar si Alban Baxheri, banues në lagjen nr 4 të Sarandës ka pasur goditje me thikë në kraharor rpanë zemrës dhe për shkak të hemoragjisë së tepërt është dërguar për një mjekim më të specializuar drejt spitalit të Janinës.

Ndërsa i plagosuri i dytë emri i të cilit nuk dihet ende ka goditje me thikë në ije dhe fundshpinë.

Nuk dihen shumë detaje mbi zhvillimet e ngjarjes që ka çuar në plagosjen me thikë të dy të rinjve. Zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Facebook Comments