Sarandë: Futet të lahet në det, e moshuara humb ndjenjat dhe ndërron jetë

Mëngjesin e sotëm një 74-vjeçare ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëgjesin e ditës së sotme në plazhin e njohur me emrin “Çentrali” në Sarandë.

E moshura A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhur menjëherë roja e plazhit.

Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.

Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.

Facebook Comments